Ish deputetja Lajla Përnaska zbulon si përfundoi në rajonin e policisë



Nga: Belina Zeneli

Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora zbuloi problemet me të cilat është përballur gjatë periudhës së komunizmit.

Përnaska, e cila është rritur në një familje stilistësh, rrëfeu sesi përfundoi në rajon gjatë periudhës së komunizmit për shkak të shkeljes së ideologjive të shkollës.

Ndërkohë ishte xhaxhai i saj, Ilir Përnaska që e shpëtoi.

Lajla Përnaska: “Në atë kohë nuk guxoje ndryshe, kishte barazi të imponuar. Çdo gjë duhej të ishte e kontrolluar. Na bënin kontroll tek dera e shkollës, a e kishim me uniformën në gjatësinë e duhur. Madje më kanë kthyer nga mbrëmja e shkollës që nuk harrohet dhe nuk falet sepse për më tepër ngaqë isha e shkathët dhe shumë mirë me mësime edhe e zgjedhur Kryetare e shkollës. Në atë kohë bëja zap shkollën, i vendosja të gjithë rresht, organizimet i bëja unë edhe ekskursionet.

Kisha aftësi në këtë drejtim dhe sigurisht organizova edhe mbrëmjen e maturës me qejf të madh. Bëra edhe veshjen time kastile për atë gjë dhe ekipi i klasës punëtore kishte bërë barrikadë tek hyrja e oborrit të lokalit, tek ish-hotel Arbana. Isha një nga persona që më kthyen mbrapsht.

Kisha veshur një fustan blu me topa ngjyra-ngjyra, por ishte fustan maksi që ishte problem shumë i madh dhe të çarë. Kjo ishte shfaqje e tmerrshme e huaj e papranuar nga ideologjia e kohës. Na prishën mbrëmjen e maturës gjë që e përjetuam keq. Sigurisht u ktheva në shtëpi dhe vesha një fustan, mundësisht të shkoje me përparëse shkolle ishe në rregull. Mos të shkojmë tek muzika. Sepse më kanë ndaluar edhe për muzikën. Po dëgjoja në plazh hit pared dhe më dërguan në rajon të policisë. Mu desh të fusja miq. Fatmirësisht xhaxhai im Ilir Përnaska ishte shumë i spikatur për kohën dhe e respektonin shumë. Më shpëtuan nga pasojat e mëtejshme.”