Teatri Kombëtar është përfshirë në Botimin e Institutit “Architektur Im Ringturm” në Vjenë të Austrisë, kushtuar “Arkitekturës së Shekullit 20-të

Teatri Kombëtar është përfshirë në Botimin e Institutit “Architektur Im Ringturm” në Vjenë të Austrisë, kushtuar “Arkitekturës së Shekullit 20-të në Shqipëri” si pjesë e kolanës Europiane të trashegimisë në Arkitekturë që ka tashmë 40 botime.

Botimi është realizuar në bashkëpunim me Universitetin Polis dhe është shoqëruar edhe me një ekspozitë në Vjenë. Autorët e tij janë: Adolf Stiller, Sotir Dhamo, Besnik Aliaj, Saimir Kristo.

Për qarkullim në mbarë Europën, botimi është realizuar në gjermanisht dhe anglisht. Së shpejti ai do të shtypet edhe në gjuhën shqipe.

Teatri Kombëtar është një nga objektet e përzgjedhura për historinë që mbart, për vlerat arkitektonike dhe sfidat që po kalon së fundmi.