Briken Calja: Triumfet historike mi hodhën në kosh, asnjë mbështetje

Briken Calja, një nga sportistet më elitare që Shqipëria ka pasur në dekadat e fundit, shpreh të gjithë zhgënjimin e tij për mënyrën sesi sportistet e nivelit të tij trajtohen nga institucionet shteterore.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në facebook me titull “I zhgënjyer dhe I zemëruar por kryelarte”, Calja thotë se triumfet historike që ai ka realizuar kohet e fundit janë hedhur në kosh sa hap dhe mbyll sytë.

Kampioni I Europës dhe fituesi I medals së bronxit në boteror, shkruan se është turp e skandal që 19 muaj pas këtyre sukseseve ai nuk është shpërblyer financiarisht apo pritur nga drejtuesit e institucioneve.

Ndonëse peshengritësi I njohur shkruan se ligji për shpërblimet dhe VKM-të janë përmirësuar ndjeshëm, problem I madh mbetet zbatimi I tyre. Ai shton se një tjetër pikë nuk është zbatuar, ajo e punësimit të sportisteve elitare pranë Ministrisë së Brendshme apo asaj të Mbrojtjes.

Calja shkruan se ai është lodhur nga burokracia, madje me kete leter publike I drejtohet Kryeministrit dhe Ministres së Sportit që të gjendet një zgjidhje që nuk vonon më.