“Të parët do jenë të fundit…”


Nga Ledian Droboniku

Pak vetave iu bie ndërmend se Shqipëria ishte vendi i parë në rajon, për nisjen e negociatave për integrimin në BE.
Madje më para se edhe Kroacia, atëkohë penalizuar për “nacionalizmin” e saj me Tudjman.

Kurse qeveritë shqiptare ishin “model” për stabilitetin në politikën e jashtme. Ofronin politikë të jashtme pa politikë të brendshme. E gjithë kjo duke sakrifikuar interesat e popullit shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo privatizoi e plaçkiti pasuritë kombëtare bashkë me lobet e huaja, bankat, minierat, naftën, porte e aeroporte; deindustralizoi vendin e na ktheu në koloni importi, zhytur në borxhe të huaja, krijoi varfëri e papunësi strukturore, na ktheu në popull endacak e shpopulloi vendin.

E ja ku erdhëm në këtë ditë.
Ku të gjitha vendet bëjnë progres e Shqipëria përpëlitet në skamje e degradim total.
Kasta ka bllokuar shtetin, ekonominë e çdo hapësirë nga ku mund të lindë një shpresë e re.
Mediat e tellallët e kastës vazhdojnë me lojën duke akuzuar njëri-tjetrin! Duke na nxitur të bëjmë tifo për Presidentin Hajdut, kryeministër drogaxhi e apo opozitarët vrasës e duart me gjak.
Intelek/tualet duke pritur kockën e radhës sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Populli i përçarë si kurrë më parë, me parti, fe, historira e nostalgjira.
“Miqtë” e Shqipërisë që na duan të mirën edhe pse bota si kurrë më parë, ka hyrë në një konkurrencë të egër mes veti.

Ja pse në këto kushte esktreme, shpëtimi është vetëm Revolucioni Demokratik.
Ai që duhet të bënim në 1990.
Ai që vë shtetin nën kontrollin e popullit!
Ai që nuk kalon nga ekstremi komunist në atë neoliberist.
Ai që krijon një shtet social, ku prona publike forcon e realizon pronën private.
Ai që lejon sovranitetin popullor të ketë sovranitet monetar.
Ai që lejon zhvillimin e një Ekonomie Kombëtare, ku burimet kombëtare shkojnë për zhvillim kombëtar e jo lobeve
Ekonomi keynesiane zhvillimi e jo koloni neoliberiste importi ku fitojnë vetëm 1%oligarkik.
Ai që mbjell kulturën demokratike në vend e lênien pas të mendësisë baritore pas liderrrrave e partive!

Ky është Revolucioni që na duhet e duhet luftuar, duke zgjuar e vetëdijësuar sa më shumë shqiptarë!