“Polic trap”, nxehet Rezart Veleshnja, parkoi në të njëjtin vend me Florin, ”e ha” gjobën dyfish

Parkimi në Tiranë është një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët, që pasohet me gjoba të pafundme që rëndojnë çdo ditë xhepat e tyre. Pre e gjobave të policisë rrugore kanë rënë ditën e sotme dhe dy aktorët e Portokallisë Rezart Veleshnja dhe Florian Binaj.

Rezi, që dhe herë të tjera është treguar shumë kritik me policinë e shtetit, duket se është identifikuar nga rrugorët, të cilët i kanë vënë një gjobë 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa Florit edhe pse kishin parkuar ngjitur i kishin vënë 10 mijë lekë gjobë.

“Policia e Shtetit më e korruptumja në botë, që kemi ne, mua 20 mijë lekë, kurse Florit 10 mijë lekë, o vëllai pot ë paktën janë të dyja të parkuara në një vend. Mirë që je injorant, tit ë paktën vëji të barabarta gjobat, pjutë ca policie që kemi”, shprehet Veleshnja, ndërsa Flori ia kthen me të qeshur se ai ka rrogën më të madhe, prandaj duhet të paguajë dhe më shumë gjoba.

“Bravo Rama kjo është të bësh shtet”, shprehet më tej Rezi, që sqaron dhe komunikimet që ka pasur me disa prej punonjësve të policisë rrugore, të cilët i kanë treguar që vendosja e gjobave tashmë është bërë me normë.