Pas 25 vitesh përpjekjesh titanike, ish pronaret vijojnë udhën ende drejt askundit


Nga Denisa Daka

Pas 25 vitesh përpjekjesh titanike, ish pronaret vijojnë udhën ende drejt askundit, të pashpresë tashmë, në përpjekje për të marrë pronën e tyre.
ATP, insitucioni i ngarkuar për zbatimin e ligjit ” Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, nuk arriti të përfundonte në afatin e caktuar në ligj (23.02.2019), procesin e shqyrtimit të kërkesave tē ish pronarëve, ndërsa prej disa muajsh kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e proçesit të shqyrtimit të kërkesave tê patrajtuara për njohjen e pronës, duke asgjesuar kësisoj çdo përpjekje disavjeçare të ish pronarëve në këtë vend.
Në vitin 2015 pranë ATP, prisnin për tu shqyrtuar 16.462 kërkesa në rradhë, të patrajtuara këto ndër vite, për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë.
Subjektet aplikues janë njoftuar paskësaj nga kjo e fundit, të tërheqin dokumentacionin përkatës, në mënyrë që të vijojnë në gjykatë proçedurat për të kërkuar trajtimin e kërkesave të tyre, (brenda 1 muaji nga momenti i tërheqjes së dosjes në ATP).
Shumë syresh nuk kanë dijeni për këtë njoftim ( një duzinë kërkuesish ndodhen jashtë Shqipërisë), të tjerë nuk kanë dijeni për afatin që duhet të respektojnë në këtē rast, jo pak nē rradhë nuk mund të përballojnë kosto shtesë për këtë shkak, ndërsa pothuaj të gjithë bashkë, nuk kanë më besim tek vijimësia e këtij proçesi e jane skeptikē për të vijuar përpjekjet më tej.
Përvecse problem pasuror, prona është dinjitet posaçërisht, ndërsa përgjatë 30 viteve ish pronarëve iu mohuan të dyja në rradhë..
Dëm i pashoq e zhgënjim i madh për çdo syresh ndodhur në këto kushte, i cili priti e shpresoi me gjithë të drejtën e Zotit t’i kthehej prona e të parëve të tij..