19.9 milion dollarë, këpucët më të shtrenjta në botë zbulojmë sot se kujt i përkasin dhe se ku ndodhen

Këpucët më të shtrenjta në botë i përkasin një këpucari nga Torino, kushtojnë 19.9 milion dollarë

Ato janë projektuar dhe prodhuar ekskluzivisht për sheikët, duke marrë parasysh edhe çmimin, 19.9 milion dollarë. Krijuesi është Antonio Vietri, nga Torino .

Këpucët janë të punuara me ar dhe të zbukuruara me gurë të çmuar dhe diamante 30 karatë.

Vietri, krijuesi i Këpucëve të arta, i specializuar në këtë lloj krijimesh, për vite me radhë ka qënë një furnizues i klientëve ekstra të pasur në vendet në kufi me Gjirin Persik.

Këpucët janë paraqitur në ‘Mide’, shfaqja e modës që bashkon Torinon me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Objektivi im është të sjellë përsosmërinë e modës italiane në Emiratet Arabe – thotë Vietri, 46 vjeç.

Këpucët më të çmuara dhe më të shtrenjta në botë, do të jetë pjesë e panairit të organizuar në Dubai