Kryemadhi për Ditmir Bushatin: E kam marr vetë nga bankat e ‘Petro Ninit’ dhe e futa në PS

“Se mohoj dot që s’është socialist Ditmir Bushati se e kam marr vetë.” Kështu u shpreh Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme për ish-ministrin e Jashtëm.

Kryemadhi tha se Ditmir Bushatin e kishte bërë ajo personalisht anëtar të PS dhe s’mund të mohonte që ai është socialist. Ndërkohë, Kryemadhi shtoi se s’mund të quajë socialist ministrat e rinj si Besa Shahini pasi ata sipas kryetares së LSI s’kanë përgjegjësi ndaj votuesve.

“Se mohoj dot që sështë socialist ditmir bushati se e kam marr vetë. E kam marr vetë ditmir bushatin, e kam bërë unë anëtar të PS atë. E kam marr nga bankat e Petro Ninit dhe e futa në PS. Nuk e mohoj dot që sështë socialist ai. Ashtu sic mund të them për Besa Shahinin që sështë socialiste, ska përgjegjësi”, u shpreh Monika Kryemadhi, e ftuar në “Real Story”.