“Takimet e Gjeçovit”, manifestimi i sivjetshëm në 90 vjetorin e vrasjes së atit

Për të 48 vit në Zym të Hasit të Kosovës, mbahen “Takimet e Gjeçovit”. Ky manifestim letrar- kulturor e shkencor është më i vjetri dhe më i organizuari në Kosovë. Këtë vit manifestimi “Takimet e Gjeçovit” u shënuan në 90 vjetorin e vrasjes së tij.
At Shtjefen Gjeçovi frat françeskan, është një nga figurat më poliedrike që njeh kultura dhe historia shqiptare. Ai ishte veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar, ndaj edhe nëntë dekada nga largimi i tij nga jeta, ende mbetet shumë për t’u folur e për ta njohur në të gjitha dimensionet.
At Shtjefen Gjeçovi cilësohet një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare.