Pse ambasadori i OSBE-se Bern Boschard, guxon te veproje ne publik me gjeste te rendomta


Nga Eva Idrizllari

Egziston nje paradoks ne Shqiperi. Ambasadoret e huaj konsiderohen si persona me nje status te rendesise se veçante, influenca e te cileve ndikon ne vendimarrjet kyçe ndaj shtetit shqiptar. Politika shqiptare (e korruptuar dhe inferiore), iu ka deleguar historikisht nje rol aktiv ne shtetin shqiptar, pertej sherbimit normal diplomatik, duke i perziere ne çeshtjet e brendshme te shtetit si bashkepunetore ne veprimtarine e te gjitha proçeseve politike, apo reformave, te klases ne pushtet.
Ambasadoret e akredituar ne Shqiperi, ndihen te jashtezakonshem nga vardisja si interesaxhinj dhe trajtimi special qe iu ben politika shqiptare, media dhe shoqeria civile, aq sa nga sherbesetare diplomatike te interesave te shtetit te tyre, ata ndihen si “idhuj” te rendesise vitale ne shtetit ku jane akredituar.
Prandaj ambasadori i OSBE-se Boschard, e shkel statusin e zakonshem te diplomatit dhe sillet si nje “celebrity”, duke perdorur gjeste te pahijshme ne publik. Sepse ai ndihet ne qender te vemendjes si nje VIP, nga shqiptaret.

P.s: Duke iu referuar thenies “çdo qeveri ka ate popull qe e krijon”, mendoj se kjo funksionon edhe per diplomatet e huaj. Eshte merita jone qe ata ndihen aq “superiore”, aq sa na injorojne me “gishtin e mesit”.
T’i gezojme!