Në pranga biznesmeni në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, e kishte kthyer lokalin në…

Një 50-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë pasi e kishte kthyer biznesin e tij në një vatër prostitucioni dhe kokaine. Lokali i shtetasit I.P dënuar më parë për vrasje ndodhet në autostradën Tiranë Durrës.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

Po ashtu është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit.