Lirohen tre protestuesit e Astirit. Ja çfarë thotë avokati

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për tre të ndaluar gjatë protestës së banorëve të Astirit të 11 tetorit.

Ata u ndaluan pasi bllokuan rrugën në shenjë proteste.

“Ishte një vendim i drejtë. E rëndësishme ëstë që këta njerëz rifituan lirinë që i ishte marrë e padrejtë” u shpreh avokati Jordan Daci.

Vendimi u prit me duartrokitje nga banorët që ishin mbledhur para gjykatës në mbështetje të te arrestuarve