EMRAT e 4 kandidatëve, KED i dërgon Kuvendit listën për ngritjen e Kushtetueses

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për: Elsa Toska dhe Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, të cilët i janë dërguar Parlamentit për t’u votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, Parlamenti pritet që të zgjedhë 2 anëtarë, pasi një që është zgjedhur nga Parlamenti është ende në detyrë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, ku 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti si dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me një anëtar, Vitore Tushe.Pak ditë më parë e njëjta listë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës, Ilir Metës, ku ka për kompetencë që të zgjedhë 3 anëtarë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i nisi intervistat me kandidatin Besnik Muçi më datë 7 gusht dhe më pas vijoi me të tjerët.

Shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, por për të realizuar seanca gjykimi kërkohen të paktën 6 anëtarë. Aktualisht në detyrë qëndron Vitore Tusha, por për të gjykuar dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta, Kushtetuesja ka nevojë edhe për disa muaj të tjerë.