Dr. Hysnie Aliko, gjinekologia e njohur që ndihmon çiftet të krijojnë familje

Nëse jeni akoma në dyshime për një ndërhyrje mjeësore, me qëllim që të arrini të keni fëmijën tuaj, tani do mundeni të kuptoni që çdo gjë është më e thjeshtë për t’u kuptuar dhe realizuar.

Doktoreshë Hysnie Aliko ka një përvojë shumë vjeçare në specialitetin e obstetrisë gjinekologjisë. Pasi mbaroi studimet dhe punoi për disa vite si obsteter gjinekologe në Shqipëri, ajo në vitet 90 u zhvendos në Itali ku u specializua dhe mori eksperiencen italiane në fushën e saj.

Doktoreshe Hysnie Aliko ushtron prej shume vitesh profesionin e obstetre gjinekologe në klinikat më të kualifikuara në Itali, ndërsa në Tiranë mund ta gjeni tek Klinika Genesis tek rruga e Kavajës.

Ajo u bë personazh programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, e ftuar Klodjanës dhe Alketit. Ata ishin njohur që kur kishin qenë në moshë të vogël dhe ishin rritur së bashku. Me kalimin e viteve ata kishin rënë në dashuri dhe ishin martuar me njëri-tjetrin. Klodjana dhe Alketi kishin tentuar shumë herë që të kishin një fëmijë të tyrin. Kishin provuar çdo kurë madje edhe metodën e in vitros në Turqi, por asnjëra prej këtyre nuk kishte pasur sukses. Një mik e kishte prezantuar Alketin me doktoreshë Hysnie Aliko. Doktoresha pasi kishte kuptuar se si ishte situata i kishte bindur ata që ta provonin përsëri fekondimin artificial. Kësaj here in vitro kishte funksionuar dhe Klodjana nuk kishte lindur një por katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

Alketi dhe Klodjana zgjodhën programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar doktoreshën e cila i ndihmoi që të realizonin ëndrrën e tyre, të bëheshin prindër. “Të falenderojmë për këmbënguljen, forcën që na dhe, për komunikimin e vazhdueshëm dhe për profesionalizmin tënd. Nëse nuk do të kishim pasur ndihmën tënde ne nuk do të ishim të lumtur dhe të kishim një mrekulli në jetën tonë”, – ishin fjalët e prindërve.

Fertilizim in vitro me asistimin e Dr. Hysnie Aliko, është një metode e sigurtë dhe mbi të gjitha pa efekte anësore për nënën dhe foshnjen që do vijë neë jetë.

Brenda Klinikës, edhe farmacia

Klinika Genesis zgjeron gamën e shërbimeve të reja të ofruara për ju në fusha të ndryshme specialitetesh si ato të

1 Okulistikës
2 Dermatologjisë (peërfshirë dhe trajtimet dermokozmetike Mezoterapi),
3. Alergologjisë
4. Kardiologjisë
5. Farmaceutik – Farmacia e brendshme në brendeësi teë klinikës Genesis për tju ofruar suport të plotë
farmakoterapeutik për çdo lloj problematike tuajën në lidhje me specialitetet e përfshira brenda klinikës.