Banorët e ‘Astirit’ bëjnë lëvizjen e fortë: S’tërhiqemi edhe nëse na arrestojnë të gjithë

Pas arrestimit dje të 10 protestuesve të Unazës së Re, pasi akuzohen se bllokuan rrugën tek Unaza e Re, banorët e ‘Astirit’ bëjnë lëvizjen e radhës.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se një grup banorësh të Unazës së Re kanë shkuar sot në Komisariatin nr.6 në Tiranë, ku kanë dorëzuar njoftimin për protestën e radhës.

“Njoftimi është për protesta deri në 30 nëntor. Pastaj do të bëjmë një tjetër njoftim. Nuk kërkojmë leje, sepse të drejtën për të protestuar na e garanton Kushtetuta. Nuk tërhiqemi edhe nëse na arrestojnë të gjithëve”, -tha banore e Astirit.