Maratona e Tiranës, mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe 42 vende të botës

Ka nisur edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila ofron jo vetëm një garë të fortë sportive, por edhe një mundësi për t’u argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë.

Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë se 42 shtete të ndryshme, do sfidojnë veten dhe kolegët e tyre në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bën të veçantë këtë Maratonë është itinerari panoramik ku do të kalojë dhe pjesëmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkojnë të thyejnë rekorde