Komisioni i Venecias, cirku fundit i palaçove!



Nga Av.Besart Logu

Fatkeqsia më e madhe sot mbetet niveli katastrofik institucional në të cilën ndodhemi, kryesisht nisur nga fakti se personat që drejtojnë institucionin më të lartë përfaqësues janë G.Ruçi, T.Balla, E.Spiropali dhe U.Manja. Situata bëhet akoma më dramatike kur sheh se edhe ndjekësit e tyre përdorin të njëjtën logjikë. Pothuaj të gjithë kthehen në jurist e konstitucionalist dhe tundin flamurin e injorancës së grupimit që përfaqësojnë.

Duke qënë se morën një dopietë shpulle nga OSBE/ODIHR (raporti paraprak dhe ai final) në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve monopartiake të 30 Qershorit, palaçot e Rilindjes si fillim dhe ndjekësit e tyre idiot në vazhdim, tentojnë të legjitimojnë këto zgjedhje nëpërmjet interpretimeve, e duke dalë degë më degë, se Komisioni Venecias u shpreh pro tyre dhe se farsa e 30 Qershorit ishte kushtetues.
Vetëm se me një ndryshim, ato të parët (pra palaçot) e bëjnë nga djallëzia me qëllim përfitimi ndërsa të dytët (idiotët) e bëjnë për inerci dhe pa asnjë përfitim, si çdo gjë tjetër që bëjnë në jetën e tyre.

Si fillim duhet sqaruar diçka, Parlamenti votoi me 100 vota pro, një rezolutë me objekt “Mbi aktin e Presidentit për shfuqizimin e Dekretit nr.10928 datë 05.11.2018 për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore”. Rezoluta në vetvete nuk është pjesë e procedurave për shkarkimin e presidentit, por është një dokument që mund t’i bashkangjitet mocionit për shkarkimin e tij.

Më pas, Parlamenti vendosi ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor me objekt “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Pra një konkretizim i vullnetit qeverisës në lidhje me pretendimet e tyre se Presidenti tejkaloi kompetencat.

Dhe në funksion të këtij hetimi është vënë në lëvizje Komisioni Venecias për tu shprehur në lidhje sjelljen institucionale të Kreut të Shtetit, nëse është në kushtet e shkarkimit apo jo. Pak a shumë siç thirret një ekspert gjatë hetimit gjyqësor, i cili për shkak të njohurive të specializuara në atë fushë, jep mendimin e tij duke iu përgjigjur pyetjeve që ngrejnë palët në konflikt, e në këtë mënyrë ndihmon autoritetin vendimmarrës që të jetë sa më objektiv në zgjidhjen e mosmarrveshjes. Edhe Komisioni Venecias, në raportin e tij shprehet vetëm për çfarë është vënë në lëvizje që shkon përshtat me objektin e Komisionit Hetimor.

Pra, fillim e mbarim vullneti i ligjvënësit lidhet me përcaktimin e masës së tejkalimit të kompetencave dhe nëse nga hetimi del që jemi në kushtet e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Presidenti të shkarkohet nga detyra që mban. Kjo do të thotë se, që në krye të herës mazhoranca nuk ka kërkuar legjitimimin e 30 Qershorit por të shkarkojë të vetmin autoritet që po ruan balancat mes instittucioneve të pavarura në vënd.

Por çfarë bëjnë palaçot? Në mungesë të Cirkut Tiranë, bëjnë shfaqje pa pagesë me qëllim ngopjen me lugë të zbrasur të gjithë ato që presin punë dhe rezultate konkrete prej atyre që i kanë votëbesuar për ta drejtuar këtë vënd. Shfaqja bëhet akoma më amatore dhe e mërzitshme kur dëgjon idiotët që guxojnë ti shkojnë linjës së logjikës të palaçove që kanë besuar.

Të bindur se zgjedhjet moniste të 30 Qershorit nuk do njihen dhe shumë shpejt do përsëriten, tentojnë të nxjerrin teori se institucionet ndërkombëtare mbështesin vullnetin dhe misionin e Klanit të Rilindjes për të rrënuar dhe kapur çdo pushtet të pavarur. Gjë e cila nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë pasi vullneti i BE-s për të mosçelur negociatat nuk vjen nga ndikimi i Opozitës apo nga ndonjë klani dhe interesi të errët por nga leximi drejt dhe në zbatim të parimeve themelore demokratike mbi të cilat ato funksionojnë.

Kështu që, cirku i palaçove dhe ekstaza e idiotëve ndjekës të tyre bënë që 85% e shqiptarëve refuzojnë deri në neveritje këtë çetë hajdutësh dhe grup budallenjsh, që flasin sot për shtet ligjor e të së drejtës apo dhe për procese integrimi.