12 Tetor 1692 – Gjykimet e “shtrigave” të Salemit marrin fund në SHBA

12 Tetor 1692 – Gjykimet e “shtrigave” të Salemit marrin fund me një vendim nga guvernatori i kolonisë së Masaçusetsit, William Phis. Megjithatë, kjo praktikë vazhdoi dhe u transformua, madje zuri vend edhe në fjalorin e shprehjeve.
Persekutimi i magjistareve apo “gjuetia e shtrigave” ka një histori të gjatë sa vetë njerëzimi. Shoqëritë kanë kaluar periudha të “gjuetive të shtrigave” që nga qytetërimet më të lashta babilonas, grek, romak, në mesjetë e deri në ditët tona, edhe pse shfaqen me emr ndryshe qofshin në fe apo politikë; dënimet për agjitacion e propagandë në komunizëm, për shembull, hyjnë në kategorinë e “gjuetisë së shtrigave”, pasi gjykatësi mendonte se fjala kishte fuqi magjike (vetëm shtrigat mund të bëjnë magji) dhe afektonte sjelljen e njerëzve që e dëgjonin atë.
Një shembull më të herëshëm të kohëve moderne të “gjuetisë së shtrigave” sjell Xhorxh Oruell ne librin Homazh për të Katalonian(1938), ku gjatë Luftës Civile të Spanjës, përndjekjet politike apo “gjuetia e shtrigave” u bënë dukuri e zakonëshme. Përdorimi i kësaj shpreheje sot në Shtetet e Bashkuara, është i popullarizuar në kontekstin e përndjekjeve McCartiste të komunistëve në vitet 1950.