Shqiptarët duan të shkojnë në Bruksel dhe jo në Beograd

Nga Ervis Zholi

Nuk duam Jugosllavinë. Nuk kemi mall për të. Nuk duam kufij të rinj. A i pyet njeri banorët e këtij vendi çfarë dreqin duan. Por, mirë na e bëjnë, se dimë vetëm kritika nga divani i shtëpisë shkërdhatë që kemi.

Pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Kosovë, një procesi të vlerësuar nga e gjithë bota dhe rezultati të pranuar nga të gjitha partitë politike kryeministri i Shqipërisë shfaqet në Beograd krah presidentit Vuçiç. Rama nënshkruan një marrëveshje ku e përjashton Kosovën.

Vizita vjen edhe pasi klani aleat i Ramës, pra partia e Thaçit doli e humbur në zgjedhje.

Por çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? A duhet të reagojnë kundër veprimeve që i përçajnë ata? A duhet luftuar për unifikimin e qëndrimeve mbarëshqiptare dhe shkrirjen e kufinjve, apo duhen vendosur taksa të reja siç ishte ajo në Rrugën e Kombit?

Në këtë katrahur shqiptarët duhet ta ndalojnë piktorin të flasë e nënshkruajë marrëveshje në emër të tyre. Protesta është e vetmja armë e shqiptarëve sot. E ardhmja e shqiptarëve është integrimi në Bashkimin Evropian dhe jo krijimi i aleancave të reja të errëta mes Tiranës e Beogradit që e pengojnë këtë proces për të cilin shqiptarët po luftojnë prej vitesh.