Përgjigje e Akademisë së Nobelit për Letërsi Mehmet Krajës

Nga Kimete Berisha

Përgjigje e Akademisë së Nobelit për Letërsi.

I dashur Mehmet Kraja,

A po keni qejf njëherë me ia tërheq Nobelin për Letërsi Ivo Andriqit a këtij Peter Handke.
Zgjedhne njërin prej tyre cilin po doni, se të dytë nuk kemi mundësi teknike.

Ky Peter Handke kishte idenë që Millosheviqi i luftonte myslimanët në emër të krishterizmit, dhe e pastronte Evropën nga myslimanët, kurse Ivo Andriqi kishte në plan t’i dëbonte krejt shqiptarët e Kosovës në Turqi, ndërsa Shqipërinë ta ndante përgjysmë mes Jugosllavisë e Italisë.

Ti personalisht do të shpëtoje, se Ivo Andriaqi nuk i bënte ‘hesap’ shqiptarët e Malit të Zi, do me thënë ata nuk e kishte në plan t’i dëbonte.

Ne si Akademi, jemi të habitur pse kurrë nuk keni reaguar deri tash kundër Nobelit të Andriqit dhe me padurim kemi pritur indinjatën tuaj.

Vitin e kaluar siç e dini kishim probleme me prostatë.
Një anëtar yni kishte probleme me seks, dhe ne e pritëm atë derisa u shërua, kurse sivjet, si Akademi në gjendje të mirë seksuale, jemi angazhuar që të jemi në krye të detyrës, prandaj po çuditemi se si na ka shpëtuar ky gabim me Peter Handke, i cili ju sigurojmë se nuk kishte marrëdhënie seksuale me asnjërin nga juria.
Për marrëdhëniet e tij me Sllobodan Millosheviqin nuk garantojmë.

Posa lexuam kërkesën tuaj për anulimin e Nobelit, ne u lidhëm drejtpërdrejt me shoqatën e shkrimtarëve shqiptarë, për të kuptuar si vijon:

1. Ministria juaj e Kulturës, vite me radhë ka ndarë çmime në emrin e Fahredin Gungës (poet i UDB-së), i cili e denoncoi Adem Demaçin dhe dëshmoi kundër tij.
Kemi dëshmitarë se ky ‘poet’ i rrihte shkelma gazetarët e Rilindjes dhe i nxirrte nga byfeja dhe s’guxonte kush me ja kthy fjalën.

Ky çmim jepej nga ministria juaj, derisa një ditë, pas gati një dekade, reagoi indirekt Adem Demaçi, dhe ky çmim u shua.

2. Skenderaji e ka shpallur qytetar nderi Edi Ramën, i cili sot ka bërë mini shengen me Serbinë, si Tito dikur me Enverin.
Edi Ramën e kanë dëgjuar duke e kënduar në Beograd këngën e Toma Zdravkovičit, ‘Crno vino, crne oči, sve je crno oko mene, tek ponekad njene oči u plamenu zatrepere ‘.

3. Hashim Thaçi i ka dhënë mirënjohjen e pavarësisë Baton Haxhiut, shok i Stanishičit, që ishte shef i shërbimit sekret shtetëror serb dhe krijues i ‘Tigrave të Arkanit’ dhe shkorpionëve, që vranë e grinë në Bosnje, Kroaci dhe te ju nē Kosovë.

4. Aleksandër Vuçiq ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit dhe jaran i Sheshelit, ndërsa ju pa lëviz çerpik ju pranoni të negocioni me të për Kosovën.

5. Azem Vllasi vraponte në Fushë Kosovë mbas Sllobodan Millosheviqit, i bënte rixha, aman, mos e prish Jugosllavinë dhe pastaj Azem Vllasin ju e bëtë veteran të UÇK-së.

6. Dallimi mes fansit të Milosheviqit (Peter Handke) dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të Millosheviqit, qëndron te fakti se Peter Handke ka folur, kurse shqiptarët e përmendur kanë vepruar kundër popullit të tyre.
Peter Handke nuk e ka fshehur ‘adhurimin’ e gabuar për kriminelin, kurse shefi i medias suaj kryesore para luftës në Kosovë ka kërkuar nga populli shqiptar ta shpërfillin Rugovën dhe të dalin në zgjedhjet e Slloobodan Millosheviqit, ndërsa njërin prej tyre këtyre shqiptarëve serbofilë Edi Rama e mbajti për këshilltar të shpirtit.

7. Ndoshta është e vërtetë se ‘mund të jesh njeri i keq e shkrimtar i mirë’, kush e di, ne mendojmë se mundesh, se Virginia Wolf ishte një anti-semite dhe askush nuk ia ndaloi librin ‘Një dhomë për vete’.
Ajo e përshkruante në radio emisione urrejtjen që ndjente për mënyrën se si qeshnin hebrenjtë, anipse e kishte burrin hebre. Nuk po e përmend këtu Eliotin e të tjerë që kanë qenë njerëz të këqij e shkrimtarë të mirë.

8. Nobel e ka zbuluar dinamitin, prandaj edhe çmimeve tona u vjen pak era barot.

P.S. I nderuar Mehmet, as ti nuk ishe bash tamam, se në Enciklopedi i kishe fut vajzat t’ua që s’ti njeh kush për asnjë kontribut (nejse, njona prej tyre njihet që ja çepon drogës). Pra, ti ke bërë çka ke mundur, e sikur të ishte trim do të bëje hatanë.

Nëse ti e zhduk titullin tënd të librit ‘Babai im e donte Hitlerin’ edhe ne do t’ia marrm Nobelin këtij ‘djalit’.