Infertiliteti i çiftit| Flet mjekja Hysnie Aliko: Ja çfarë duhet bërë në hapat e parë

Të krijosh familje është sukses më i madh në jetë për një njeri. Ku ka si fëmijët, thotë një shprehje popullore. Shpesh ndodh që krijimi i familjes vështirësohet nga faktorë të brëndshëm të çiftit.

Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10-13% të popullsisë shqiptare. Kjo dukuri ka ardhur në rritje sidomos vitet e fundit. Jo vetëm për Shqipërinë por edhe jashtë saj rastet janë ne rritje.

Mjekja e mirënjohur Hysnie Aliko, e specializuar në trajtimin e problemeve të tilla, thotë se “infertiliteti është në rritje, jo vetëm nga shkaqe mjekësore por edhe për shkak të kequshqyerjes, shkaqe sociale dhe ambientale“.

Pavarësisht tentativave dhe informacionit, çiftet që nuk arrijnë të kenë fëmije që e perjetojnë këtë gjëndje me ankth dhe konfuzion.

Dr. Hysnie Aliko ka një përgjigje për këtë “detyra jone që nga fillimi ka qenë përherë mirëpritja e gjithë pacientëve me profesionalizem, duke informuar dhe konfortuar. Që në konsultën e parë të përgjithshme do të mund të shikoni situaten tuaj me qartësi të madhe: specialistët tanë aplikojnë një sistem komunikimi transparent, sa më të kuptueshëm e të qartë te çdo individ”.

Qëndra e specializuar në problemet e infertilitetit të çiftit “Klinika Genesis” në Tiranë, në bashkëpunim me qëndrën Grimaldi Medical Group® në Romë, Itali aplikojnë të gjitha teknikat e fekondimit të asistuar si dhe të ngrirjes e konservimit të gameteve.

Mundesohet kështu hyrja e menjëhershme në të gjitha informacionet e nevojshme për mjekun specialist dhe të planifikuarit sebashku me të të protokollit të kurës me të përshtatshëm për problemin tuaj personal, duke respektuar dhe ekzigjencat tuaja të punës.

 

Adresa: 

Image may contain: text