Presioni i qeverisë. Apeli rrëzon Arjan Ndojan, rikthehet në detyrë zv/drejtoresha e AKSH-së

Ndërsa Gjykata e Rrethit Durrës ka dhënë vendimin që për ish-kreun e Kadastrës Liridon Pulaj të mbahet në burg për “shpërdorim detyre’, Prokuroria e Apelit e rrëzon kërkesën e Prokurisë së Rrethit mbi rastin e zv/drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të kadastrës Durrës, Lusiena Kola.

Prokuroria e Apelit pohon se pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja mbi çështjen në fjalë, janë të pabazuara në ligje e prova.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, janë rrëzuar pretendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Ndoja, hetimet e të cilit çuan në burg drejtorin e AKSH-së Durrës

Ndërkohë lidhur me zv/drejtoreshën e Agjensisë Shtetërore Durrës, është dhënë vendimi për rikthim në detyrë të saj.

Në seancën në ngarkim të zv/drejtoreshës, Lusiana Kola, Prokuroria e Apelit ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për shpërdorim detyre dhe pajisjen më çerftifikatë për subjektin “Lura shpk”.

Kujtojmë se Erion Braçe, i pranishëm disa ditë më parë në seancën gjyqësore të ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, i cili u la në burg, tha se nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në Kuvend, pa përmendur emra foli për një Prokuror në Durrës i cili sipas tij është lidhur me krimin e organizuar dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit, ndërkohë që deklaroi se Drejtësia që po bën do ta arrestojë.