Po transportonte 46 kg drogë nga Fushë-Kruja, pranga 48 vjeçarit

Një 48 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, në akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Rrethi”, është bërë i mundur ndalimi i K. V., pasi po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.