Nxehet situata te Drejtoria e Policisë Tiranë, banorët thyejnë derën: Askush S’na ndal

Banorët protestues të zonës së Astirit kanë mbërritur para drejtorisë së Policisë Tiranë ku kërkojnë lirimin e 2 te arrestuarve mëngjesin e sotëm pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Penal ku personat përgjegjës për bllokimin e rrugëve dënohen me disa vite burg.

Sapo kanë mbërritur në këtë drejtori kanë tentuar të futen brenda ambienteve dhe kanë thyer derën, ndërsa thërrasin të irrituar: Lironi djemtë tanë, nuk na ndalni dot.

Vetë banorët thonë se janë 5 të arrestuar, ndërsa mëngjesin e sotëm u mësua se ishte arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu, ndërsa është shoqëruar dhe Skënder Doda