Letër e hapur Hollandës

Erand Likuçi
Si fillim do të thoja, ekipi i futbollit të Hollandës ka shumë tifoz në Shqipëri, unë jam njëri prej tyre. Hollanda ka shumë të përbashkta me ‘Ne’ kanë nxier talente individuale. Hollanda ka nxier piktorë, ne shtangista, Hollanda tulipanin, ne hashashin, e të tillë shembuj gjen shumë, përshembull në Hollandë Kryeministri nuk vjedh vota, këtu vjedh ç’ti dalë.

Pse i kërkojmë Hollandës të na hapë negociatat, Shqipëria jonë e dashur rënkon nga varfëria, papunësia, mbi të gjitha nga pa udhësia e qeverisë. Çfarë faji kanë Hollandezët që në Shaipëri të gjithë duan të ikin gjetkë, veç disa mamuthëve të Edi Ramës që vejnë dhjamë me kurrupsionin galopant.

A mund t’i kërkojmë Hollandës hapjen e negociatave, kur sot e gjithë ditën, në Durrës zihen për një vend pune në shtet.

Unë po i drejtohem qytetarëve hollandez, ushtroni presion të na hapen negociatat tek qeveria juaj, sepse juve ju dëgjojnë, neve në Shqipëri vetëm na mashtrojnë. Na i hapni negociatat, jo se e meritojmë, por jemi populli më i vjetër i gadishillit që ka mbetur jashtë dyerve të BE.

Na i hapni negociatat, jo se kemi 8 gra ministre, por se gratë shqiptare strapacohen për një kothere bukë. Na i hapni, jo se kemi për kryeministër një piktor, por sepse pas disa viteve do mbetemi nga emigrimi në Gjermani, pa asnjë doktor.

E fundit, Shqipëria nuk është gati këtë e dimë, por na e jepni një shanc me një kusht largimin e Edvin Mafisë…