Dy parlamentarët socialistë gjermanë zbarkojnë në Tiranë dhe Shkup

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry, do të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vendimit të parlamentit gjerman për t’i dhënë dritën jeshile çeljes se negociatave me BE-në. Lëvizja e Berlinit zyrtar konsiderohet e një rëndësie kyçe, sepse, siç pohohet dhe nga dy ligjvënësit gjermanë, ajo mund të ketë ndikim pozitiv edhe tek e tjera, sidomos ato me skeptiket lidhur me zgjerimin. Vendimi i Bundestagut, pohoi Metin Hakverdi për DW, jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë një qëndrim për këtë çështje e të mos e shtyjnë më. Ose të paktën të mos e shtyjnë me të njëjtin arsyetim si më parë. Hakverdi kujton se socialdemokatrët e morën fillimisht vendimin e mbështetjes në kundërshtim me partnerët e tyre të koalicionit, partinë kristiandemokrate.

Tani, OK-i i dhënë nga konservatorët në Gjermani, sipas tij, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre. Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv, mendon deputeti. Nga Holanda nuk ka ende një përgjigje të qartë përfundimtare, por do të pritet qëndrimi i qeverisë. Por Hakverdi mendon se vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kushtet e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po me kushte”.