A e di ndonjëri arsyen e vizitës së KM në Serbi? A është pyetur apo…


Nga Av.Besart Logu

A din ndonjëri arsyen e vizitës së KM në Serbi? A është pyetur apo sqaruar ndokush për nismën e tij për një liberalizim të tregut ballkanik? Ai që ka lexuar programin qeverisës të Rilindjes, a din nëse është parashikuar në politikën e jashtme një projekt i tillë? Çfarë dhe sa prodhojmë ne? Po Maqedonia? Po Serbia? Kush fuqizohet më tepër ekonomikisht nga heqja e barrierave doganore? Me çfarë mbahet shteti jonë nëse zeron doganat? A ka ndonjë studim nëse humbim apo fitojmë nga kjo nisëm?

A ka njerëz ky vënd apo vetëm këto zombit që rrinë nëpër kafe?! A ka mbetur ndonjë fushë apo sektor tjetër ku administrata shtetërore nuk e ka rrënuar?

A do reagojë ndonjëherë ky popull apo do vazhdojë të jetojë për inerci?