Spartak Ngjela: Në SHBA ka nisur proces penal ndaj Ramës

Avokat Spartak Ngjala dhe se në SHBA ka nisur procesi penal për pagesën që Rama ka bërë për foton me ish-presidentin Obama. Në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela tha se për këtë çështje Ramës po i bëhet presion nga ndërkombëtarët.

Ngjela nuk është optimist për reformën elektorale, pasi sipas tij ajo do të bëhet bashkë me reformën zgjedhore.

Spartak Ngjela: Mesa kam marrë vesh nga opozitarët e brendshëm, fuqitë e mëdha janë për listat e hapura. Po të doja Uashingtoni që të bëhen lista të hapura, Rama do ta ndalojë?

E pe sesi ja ngritën proceset penale Bashës në Amerikë kur bënte kryengritjet këtu? I nën më?

Tani kanë filluar me Ramën për pagimin e fotos me Obamën. Ka filluar proces penal atje. Kjo është politika amerikane. 

Unë nuk jam entuziast për reformën elektorale sepse ajo zgjidhet bashkë me reformën në drejtësi. 

Zgjedhjet janë në 2021. Do ti bëjë reforma në drejtësi të gjitha. Tani është momenti i politikës që duhen frenuar të korruptuarit. Shenjat janë që po i bëjnë presion Ramës me pagesën që ka bërë për Obamën. Këtë e kemi në favor.