Për ata që shajnë Skënderbeun!

Nga Indrit Vokshi
Sulltan Mehmedi II ka hyp 12 vjeç në fron, fmi. Në 1444, sulltan 12 vjeç. Ky si 12 vjeçar kishte frikë se ishte i vogël. Ishte lufta e Varnas, koalicion europian, kryqzatë kundër osmanëve. Ky duke pasur frikë i çon letër t’atit, sulltan Muradit II që po jetonte këndshëm në Anadoll: “Eja drejto ushtrinë”. I ati nuk pranon, thotë je ti sulltani. Ky fmia nervozohet. I nis letër i thotë: “Po ishe sulltan, eja drejto ushtritë. Po isha unë sulltani, të urdhëroj të vish të drejtosh ushtrinë”. Muradi shkon e merr komandën e ushtrisë. I mposht europianët. Në 1446 mos gaboj e la sulltanatin prej klaneve, ngaqë veziri ankohej se Mehmedi ishte nën influencën e mësuesit personal. U thirr Muradi. Pasi hypi prapë sulltan në 1451, Mehmedi u forcua. Pushtoi Kostandinopojën 21 vjeç. U fut edhe knej nga ne me djegie e me shkatërrime, siç e lypte adeti, paçka se nuk ia doli të na pushtojë menjëherë. Ishte sulltan i egër i ditur e i talentum. Skënderbeu i doli përballë. Do-sdo i doli para. Luftoi kundër tij. Dmth trim djalë. Nuk mundesh mos ta vlerësosh pafund dikë prej sojit tonë i cili i doli para t’fortit e spikati në një kohë kur ky sulltan rrëzoi Kostandinopojën, qytet të cilin kishin tentuar ta rrëzonin mbretën e carët bullgarë. Sot spo munden njerëzit me i dalë para dikuj që ka 8-9 milion euro e pesë njohje. Jo ma dikuj që pushton Kostandinopojën. Sduhet të bëjmë gabime duke i relativizuar apo zvogëluar djemt tanë si Gjergj Kastrioti Skëndërbe, se janë djem tanët me lavdi e që i njeh bota për trima, jo kot. Ata i bëjnë nder kësaj shpie që quhet Shqipëri. Kur shoh disa kështu që predikojnë kundër me qëllime të caktuara, janë hoxhallarë apo ndjekës hoxhallarësh, them; janë gabim. Se di ku e marrin të drejtën apo (mos)zgjuarësinë. Musliman jam dhe unë. Besoj, madje njoh aspekte të fesë muslimane, historira, shembuj, ngjarje. Mund të llogaritem me pak sforco edhe si njohës i Perandorisë Osmane dhe them se kanë qenë të zotët e me talent, mbajtën 500 vjet në këmbë një shtet me mbi 30 etni brenda. Mirëpo çfarë? Duhet të përpiqem unë ta zvogëloj Skendërbeun tim se luftoi sulltanin e turqve? Nuk varet feja as prej sulltanit, as ka nevojë me kalu përmes sulltanëve për me shku te Zoti. Siç ska nevojë sot me dasht mretin e Arabisë për me shku te Zoti e për me qenë musliman. Mardhania është direkte, Zot-njeri, pa dyshim me fenë midis. Po ska nevojë për sulltan midis. Hoxhallarët kanë detyrë me u msu njerëzve fenë, paqen, punën, mbrojtjen e familjes dhe vatanit, prej kujtdo qoftë edhe prej shteteve me shumicë muslimane. Po e bënë ketë janë ma t’nderumit në botë, ngase ka nevojë Shqipëria për këto mësime. Nuk kanë detyrë gjeostrategjinë dhe as ekspansionin kulturor të asnjë shteti, as Turqisë, as Arabisë, as Katarit, as Emirateve. Siç edhe priftat, njëlloj duhet të veprojnë. Kemi shpinë tonë tashmë. Unë kam Kuranin në shpi, madje n’ballë të dhomës. Kam edhe një Skëndërbe në kal të gdhendur në pllakë druri, shumë të bukur. Kam edhe një Skëndërbe tjetër prej guri të latuar. A bien në kundërshtim? Jo. Idhujtari sipas fesë, mesa di, quhet me kërku ndihmë tek dikush veç Allahut. Unë nuk i lutem Skënderbeut. A n’shpi e kam. Se jam shqiptar e ishte djalë i joni. Do më dukej vetja naiv që të vinin disa e të më përdornin mua, duke më bërë lavazh truri, duke ma instrumentalizuar fenë time për interesa të vetat. Skemi pse me e hangër atë grep si të ishim peshq. Çdokush mundet me jetu jetën qetë, me mbarësi e duke besuar, edhe kështu si them unë. Nuk është far detyrimi me u përfshi në projektet e disa njerëzve që propagandojnë jo kundër Skënderbeut, jo kundër këtij e kundër atij. Më duket padituri. Kjo fe, feja islame, nderon e respekton Jezu Krishtit dhe përderisa nderon Jezu Krishtin, dmth duhet me nderu edhe të krishterët. Militantizmi fetar nuk është i mirë. Është si militantizmi partiak. E di unë që ka budallej të cilët thonë jo po feja e turkut, jo po feja e pushtuesit, jo po kështu e ashtu, mirëpo me u zemru prej kësaj e me mbrojt turkun dhe me relativizu pushtimin, po i bie që qenka vërtet feja e turkut dhe e pushtuesit, kur në fakt feja është e secilit, me dasht e braktis dhe ndrron fe, me dasht e mban, pa pyt turkun. Turqit e kanë pushtuar e sakatuar Shqipërinë. Po them, kanë qenë adetet e kohës, smund të mos ishte kështu. Po të hypin sot n’hu, jo ma asokohe kur ska pasur as Human Rights Watch e as Strasburg me u anku se të morrën pronën. I tillë ka qenë njerëzimi, smundesh me e mohu. Kush e mohon tregon karakter të dobët. Të gjitha fetë këtu kanë ardhur përmes një perandorie. Të krishterën e firmosi Kostandini por e masivizoi Theodosi me sundimin e tij kur e shpalli të detyrueshme dhe shkatërroi tempujt paganë, megjithëse smund të mohohet se kishte familje e komunitet më parë. Muslimanen e masivizoi Perandoria Osmane, megjithëse në Epirin e Poshtëm ka pasur familje arabe. Këto janë normalitete. Kanë qenë rusët deri në vitin 1100 paganë. Ua çoi dikush fenë, sot janë të krishterë. Ska asnjë nevojë me repliku kur thuhet se fenë e pruni turku, se turku e ka pru, dihet botërisht. Me pushtim e ka pru e me interesa, se nuk kanë shpërnda fletushka poshtë dyerve si Dëshmitarët e Jehovait e as si protestantët nga Liqeni Artificial që të dalin aty e të zgjasin fletën. Pra dua të them se me perandorinë anglo-sanksone po përhapen edhe fe të tjera. Krejt normale. Kështu që unë them që fenë me e mbajt fe, historinë histori, respektin respekt e mos me u përdor prej askujt. Sa hajvana ka në qarkullim, smund ta përcaktojnë ata qëndrimin tim. E kam sovran qëndrimin, nuk e ndërroj prej budallikut të askujt. Se nuk ha inat me budallin. Më thoshte mua dikur njani: turk. Hah! Çfarë t’i thoja unë? Turk unë prej Rrafshit të Dukagjinit, me rranjë fisnore në Pukë, Zadrimë e rreth Shkodres, prej fisit Thaç që gjysa janë katolikë e gjysa muslimanë. Ai m’thoshte turk. E çfarë? Prapë me respekt për Skënderbeun unë. Sma për përcakton budalli rrjedhën time. Prandaj është mirë me qenë burra e me mbajt qëndrime sovrane e të mençme. Kjo shpi që kemi ndërtu e që quhet Shqipëri, ka nevojë për mençuri e jo për budallik. Ka nevojë për formulën e saj specifike të bashkëjetesës, jo për formula që na i sjell cili i huaj zgjohet i pari.