Kush është personazhi mjaft i njohur që u kap në Durrës me disa armë?! I dyshuar për ngjarjen Malkos

Arrestohet nga policia në Durrësi shtetasi Elvis Gaçaj.

Ai është një personazh i njohur per policinë pasi ka qene i perfshire ne vitet e fundit ne nje sere ngjarjesh, perfshire edhe faktin qe i jane bere dy here atentat.

Sipas burimeve Gaçaj eshte kapur me disa armë ne qytetin bregdetar.

Ky shtetas në momentin e arrestimit ka bërë rezistencë dhe ka tentuar ti largohet policisë.

Elvis Gacaj u arrestua disa muaj me pare bashke me shtetasit Oltion Loga dhe Dritan Agaj pas nje operacioni antidroge te policise ne Tirane ku iu gjet edhe nje pistolete. Ai eshte mik me Leonard Duken, i shpallur ne kerkim per vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Nuk dihet nese arrestimi i Gaçaj qe shpesh eshte konsideruar i forti i Tiranes se Re, ka lidhje apo me vrasjen e Malkos pak kohe me pare.

Per arsyet e lartepermendura ai konsiderohet person me rrezikshmeri te larte nga policia.