Jabanxhiu nga Berati në marrëzinë e radhës ndaj pronës publike në Tiranë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është vënë sërish në rolin e ushtarit të bindur dhe bashkëpunëtorit në marrëzinë e radhës ndaj pronës publike.
Protestave për transferimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e Bashkisë, z. Veliaj i është përgjigjur me një sjellje karakteristike:

Kështu që dua ta ndaj të qartë. Nuk i shkoj tjetrit në zyrë, i jap dorën për marrëveshje dhe kur më jep porosi partia dal dhe e kthej. Ishin në zyrën time, me dëshmitarë. Bëmë një marrëveshje në bisedë dhe ju thamë presim tani një draft. Kur vajtën të bënin draftin ju kishte ardhur urdhri i partisë, të shajmë Lali Erin, se po na merr kopshtin botanik. 

Më i marrë se sa është sot që është pronë e askujt dhe që është një landfill ferrash, çfarë mund t’i marrësh më shumë?! E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta bëjmë më mirë, por më keq, nuk e bën dot njeri siç është sot. PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin. Po i kishte Mynyri kartat studentore pse si bëri? Nuk vuajnë këta që s’kanë kompetenca, këta vuajnë që janë inkompetentë. Kompetenca kanë, por janë inkompetentë. 98 ndërtime pa leje ku sot dalin me vrap. Këta që iu dhimbset gjëja publike. Kështu që për të gjithë ata që bëjnë shkencë dhe që nuk janë pjesë e pazareve të 5 mijë lekëshave të nuseve, dhe të tenderave të rojeve të Mynyrit, unë ju garantoj sot që jo vetëm që do të keni mundësi të bëni shkencë, por do keni më shumë akses dhe do keni edhe më shumë financim

Si përherë, z. Veliaj i ikën çështjes. Por pyetjet mbeten deri sa gjykata të vendosë:

Do ta shndërroni hapësirën e Kopshtit Botanik në hapësirë ndërtimesh? 

Me siguri që po ndaj një këshillë: gjeni ndonjë pedagog apo profesor që të dalë në krah me Ju dhe të thotë se Kopshti duhet prishur se ka shumë ferra.
Çdo gjë bën vaki në këtë vend edhe pse teatrit politik si ky i z. Veliaj i ka dalë boja.