Ja kush është drejtuesi i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Ergys Verdho është drejtuesi i ri i Autoritetit Rrugor Zyrtar. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, për inspektimin që bëri ministrja Belinda Balluku në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa.Pak javë më parë, drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato dha dorëheqjen. Në vend të saj u emërua Vasilika Vjero por kjo e fundit njoftoi largimin nga detyra pa i mbushur dy javë.Verdho mbante më parë detyrën e zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.