Gjuzi paralajmëron Ruçin: “Mos më ndërprisni fjalën, ndryshe do ketë incidente”

Ka nisur ditën e sotme seanca plenare, ku në foltoren e Parlamentit ka marrë fjalë deputeti konservator, Kujtim Gjuzi i cili kërkoi replikë me kryeministrin Rama ku javën e kaluar e ironizoi deputetin gjatë fjalimit në Kuvend.

Gjuzi paralajmëroi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se nuk duhej të mohonte të drejtën e replikës ndaj deputetëve të cilët iu përmendet emri gjatë diskutimeve, duke thënë se në të kundërt do të ketë incidente.

“Mos më ndërprisni fjalën, se pastaj do ta marrim me zor dhe pastaj mund të ndodhin incidente. Këtu na kanë sjellë marëveshjet që keni bërë. Kur me përmendet emri kam të drejtën të bëj replikë dhe ju nuk ma ndaloni këtë”, tha Gjuzi.

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur se ka zbatuar vetëm rregulloren, duke e ftur deputetin ta lexojë atë ndërsa paralajmëroi se çdo shkelje e saj do të ndëshkohet.