Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Keshilli Studentor marshuan sot te Gjykata Administrative e Apelit

Diten e sotme rreth ores 10:00 ka nisur marshimi i studenteve dhe pedagogeve te Fakultetit te Shkencave te Natyres drejt Gjykates Administrative te Apelit per te shprehur qendrimin e tyre kunder dhenies se truallit te Kopshtit Botanik Bashkise Tirane. Seanca e sotme gjyqesore lidhur me kete ceshtje u shty per shkak te mungeses se perfaqeusesve ligjore te ekzekutivit duke i lene rradhe seances tjeter ne daten 29 shtator ne oren 12.
Dekani i ketij Fakulteti Spiro Drushku u shpreh per mediat se personeli akademik i FSHN do te jete i gatshem ta mbroje Kopshtin me cdo instrument ligjor dhe mjet demokratik.
Kryetari i Keshillit Studentor te ketij Fakulteti, Xhuljan Guce i njohur si shkruesi i 8 pikave te protestes studentore tha se Qeveria duhej te jepte fonde per ndertimin e nje Kopshti te dyte Botanik dhe jo te perpiqej te vinte ne administrim per kushedi cfare interesash te vetmin qe ju sherben studenteve te Universitetit te Tiranes per kerkime shkencore. Sipas tij, Kopshti Botanik nuk eshte park rekreacioni po nje hapesire kerkimi shkencor qe doo te ruhet me cdo kusht nga mafia e betonit

Pedagoge dhe studente u shprehen se jane te gatshem te hidhe ne nje greve te pergjithshme te Universitetit te Tiranes ne rast se qeveria vazhdon te cenoje nje hapesire publike dhe pasuri universitare si Kopshti Botanik.