

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi ka mandat të plotë nga Presidenti Donald Trump për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kështu thuhet në një artikull të “Bloomberg”, ku thirren në burime të afërta me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas “Bloomberg”, Grenell i cili gjithashtu është ambasador amerikan në Berlin, foli me Thaçin në Kosovë sot dhe me zyrtarë të tjerë pas zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas këtij burimi të “Bloomberg”, Grenell tha se mosmarrëveshja midis dy vendeve është rast urgjent që duhet të zgjidhet brenda disa muajsh.
Grenell u takua gjithashtu me Albin Kurtin dhe kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj.
Ambasadori Grenell nuk ka dhënë detaje se si mund të duket një marrëveshje e mundshme, tha ky burim për “Bloomberg”.
“Ideja e një shkëmbimi të territoreve ishte folur në të kaluarën, por është përballur me kundërshtim të ashpër tek të dy palët”, shkruan Bloomberg.
Grenell do të udhëtojë për Serbi të enjten ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Udhëtimi i të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të shënojë një ndryshim të zgjidhjes me BE për vite duke marrë drejtimin në ndërmjetësimin, shkruan në fund Bloomberg.
more recommended stories
-
Kush ka qënë artistja nën rrënojat e vitit 1979/VIDEO
Artistja Anila Hetoja, një nga femijët.
“43% e të rinjve duan të ikin” – Raporti: Frikë nga papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet nuk adresohen
Ndihmat pas tërmetit-Del shifra totale se sa para janë grumbulluar deri tani!
Oligarkët e tregut të telekomunikacioneve çuan në dorëheqjen e Ilir Zelës nga AKEP