Telefonata anonime zbuloi kokainën që u zëvendësua me oriz

Nga: Keti Banushi

Një telefonatë anonime në policinë greke ka zbuluar ngarkesën prej 700 kilogramë kokainë të nisur në kontejnerë bananesh nga Ekuadori, një pjesë e të cilës kishte për destinacion Shqipërinë. Policia greke ka thënë se informacioni ka rezultuar i saktë pas kontrollit të kryer në portin e Pireut. Ndërkohë në Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg punonjësin e portit të Durrësit të akuzuar si një nga pritësit e ngarkesës me 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz para mbërritjes në Shqipëri.

Një telefonatë anonime në policinë greke është bërë shkak për zbulimin e ngarkesës prej 137 kilogramë kokainë, e cila u kap në portin e Pireut para se të mbërrinte në Shqipëri.

Gazeta greke “Kathemirini” duke iu referuar burimeve të policisë shkruan se menjëherë pas telefonatës së një personi të pa identifikuar më 2 gusht 2019, u bë një kontroll i kontejnerëve me babane të nisura nga Ekuadori dhe u zbuluan 47 pako me 51 kg kokainë.

Ky ishte fillimi i hetimit që ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe në muret e 12 kontejnerëve të bananeve që ishin nisur për në portin e Pireut në Greqi dhe portin e Durrësit në Shqipëri