Presidenti Erdogan e pajton Beogradin me Sarajevën

Bashkëpunimi trepalësh – Turqi – Serbi – Bosnjë e Hercegovinë është në fokusin e vizitës së Presidentit Rexhep Erdogan në Serbi. Në kuadrin e saj do të vihet guri i themelit i autostradës që do të financohet nga Turqia dhe e cila do ta lidhë Beogradin me Sarajevën. Gjatë qëndrimit të tij në Serbi do të inaugurohen 6 fabrika të kompanive turke dhe do të vihet guri i themelit i një fabrike tjetër. Presidenti do t’i inaugurojë nëpërmjet lidhjeve video projektet e realizuara nga Agjencia turke shtetërore për bashkëpunim dhe zhvillim, ndër të cilat është restaurimi i kështjellës osmane Ram.