Ka botë të tjera të banueshme në Galaksinë tonë?


Nga Selim Kurti

Për shumë kohë është besuar se Toka është i vetmi planet i banueshëm në Tokë.
Ne e kemi menduar këtë sepse ajo është e banuar prej shumë kohësh dhe se prandaj ajo duhet të ketë gjithçka i duhet për ta cilësuar “planet i banueshëm”.

Nëse “kapemi” pas kushteve që e bëjnë atë të banueshëm, mund t’i numërojmë disa:
• atmosfera e ngjeshur, e mbushur me oksigjen e azot, që ne të mundemi të marrim frymë;
• një hënë relativisht e madhe që e mban planetin të stabilizuar;
• oqeane të stërmëdha që rregullojnë klimën;
• shtresa e ozonit që shërben si ombrellë mbrojtëse ndaj rrezatimit UV;
• pllakat tektonike që qarkullojnë lëndët në sipërfaqe etj.

Ne ende habitemi kur mendojmë se duhet të ketë edhe botë të tjera të banuara.
S’kemi pse habitemi në fakt, nëse marrim parasysh që vetëm në Galaktikën tonë – Kashta e Kumtrit (Rruga e Qumështit) – gjenden qindra milionë planete të ngjashme me Tokën.

Në vitin 2013, një ekip i Universitetit të Pensilvanisë, kryesuar nga Ravi Kumar Kopparapu, llogariti se një zonë e banueshme rreth një ylli si Dielli, duhet të jetë në largësi 0.99-1.7 herë krahasuar me distancën Tokë-Diell.
I bie që ne të Tokës të gjendemi mu ngjitur kufirit më të afërm me Diellin, të kësaj zone.

Çdo planet tjetër më i afërt do të kthehej në serë, si dhe Afërdita.

Një studim tjetër, i vitit 2016, me titull “Superhabitalble Worlds”, ka eksploruar kushtet që e bëjnë një planet të banueshëm.
Ai sugjeron se yjet-kandidatë më të mirë për të pasur kontinente të banueshëm rreth tyre, janë ata me masë më të vogël se Dielli ynë.
Kjo rrethanë lejon, thonë ata, një ndikim më të fuqishëm baticë-zbaticë në një sistem planetesh.

Ndërsa në një studim të 20 shtatorit 2019, një grup shkencëtarësh kanë parashtruar tezën se Afërdita, me oqeane të lëngët, ka qenë e banuar rreth 700 milionë vite më parë.
Sipas kësaj hipoteze, Afërdita mund të ketë pasur klimë të qëndrueshme për miliarda vite.