Çfarë ndodhi me bazën e fshehtë të nëndetëseve në Shqipëri, e cila e bëri të shkëpusë lidhjet me Sovjetikët

Në provincën jugperëndimore shqiptare të Porto Palermos, ku takohen ujërat e detit Adriatik dhe Jon, ekziston një bazë ushtarake nënujore nga vitet e Hoxhës. Nuk përdoret më si bazë sekrete nëndetësesh dhe as lejohet të vizitohet nga turistët, mbetet e mbyllur. Zona më e gjerë e Porto Palermos gjatë pushtimit turk ishte pjesë e pashallëkut të Ali Pashës dhe kalaja veneciane u përdor si fortesë e Himarës. Kur erdhi në pushtet komunisti Enver Hoxha, vendosi të ndërtojë një bazë nënujore nëndetësesh ushtarake në veri të gjirit. Për ta bërë këtë, duhej të gërmohej një tunel në shkëmb, mjaft i madh dhe mjaftueshëm i thellë për t’iu përshtatur nëndetëseve moderne. Baza do të ishte sekrete. Për këtë arsye, zona përreth duhej të evakuohej. Regjimi komunist ndaloi me ligj hyrjen në të gjithë plazhin. Për vite të tëra, Porto Palermo shërbeu gjithashtu si bazë për silurët, dmth, anije luftarake të vogla dhe me shpejtësi të madhe që dikur fshiheshin në strehimore të tilla gjatë ditës, por dhe nëndetëseve. Ndërtimi i saj është mbresëlënës. Hyrja është mbyllur nga një portë e madhe betoni me një kornizë hekuri. Tuneli është i madh, me shumë degë. Tunele më të vogla përdoreshin ose si rrugëkalimi ose si hapësira depozitimi për anijet. Thuhet se ka pasur një dalje sekrete në pjesën e prapme të kepit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria e udhëhequr nga Hoxha ishte pjesë e sferës së ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të aleancës së dy vendeve, udhëheqësi shqiptar i dha Stalinit të gjitha portet e vendit të tij që të kishin prani në Mesdhe. Pra, tuneli i Porto Palermos dhe baza e nëndetëseve në ishullin e Sazanit pak më larg në veri u bënë pikat kyçe për nëndetëset sovjetike. Nga këto pozicione mundeshin të monitorojnë forcat e NATO-s, të mbikëqyrin veprimet e Titos të Jugosllavisë dhe të zhvillonin ushtrime ushtarake në Mesdhe. Sidoqoftë, të dhënat ndryshuan në fund të viteve 1950. Vdekja e Stalinit dhe ndryshimi i kursit politik nën udhëheqjen e re të Hrushovit gradualisht shkaktuan ndërprerje të marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Hoxha, i cili ishte një përkrahës i patundur i ish-udhëheqësit sovjetik, po shihte që me faktet e reja vendi i tij po kthehej në një “kukull” të Nikita Hrushovit, i cili tashmë kishte filluar të kufizonte shumë ndihmën financiare dhe ushtarake për Shqipërinë. Kështu, në vitin 1956, kur Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik (PKBS) hoqi dorë nga Stalini, Shqipëria i shkëputi marrëdhëniet me Moskën dhe të gjitha shtetet e tjera komuniste të Europës Lindore. Disa vite më vonë, në vitin 1961, të gjithë qytetarët sovjetikë u shpallën të padëshiruar, duke i detyruar të largoheshin nga vendi. Nëndetëset dhe të gjitha pajisjet ushtarake Sovjetike u konfiskuan dhe do të qëndronin në Shqipëri. Hoxha linte të nënkuptohej se nuk ishte vjedhje, por përkundrazi, një lloj kompensimi për përdorimin e gjatë të bazave në Porto Palermo dhe Sazan nga ana e sovjetikëve. Nga askund, marina shqiptare, e cila deri atëherë kishte mungesë të infrastrukturës dhe mjeteve, u gjend duke kontrolluar katër nëndetëse ultra-moderne në atë kohë. Kjo ngjalli interesin e udhëheqësit kinez Mao, i cili në atë kohë ishte shkëputur edhe me Bashkimin Sovjetik dhe po kërkonte aleanca. Kështu, Kina trainoi detarët shqiptarë të mësojnë se si të operojnë nëndetëset, ndërsa siguroi mbështetje teknike për mirëmbajtjen e tyre. Dhe kjo aleancë, megjithatë, pati një fund të pafat. Në mesin e viteve 1970-të, Hoxha u prish me Mao, që gradualisht çoi në embargo të plotë të Kinës për Shqipërinë dhe shpërbërjen e aleancës. Fatalisht, Shqipëria u izolua dhe forcat e armatosura të vendit filluan të rënohen me shpejtësi. Katër ish-nëndetëset Sovjetike u tërhoqën nga veprimi aktiv dhe mirëmbajtja e tyre u ndal. Në fakt, njëra prej tyre u çmontua në mënyrë që të bëhej pjesë ndërrimi për nëndetëset e tjera. Në planin afatgjatë, pjesa tjetër do të kishte të njëjtin fat. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e regjimeve komuniste të Europës i gjeti të ndryshken në portet e fshehta të Adriatikut. Që nga rënia e regjimit të Hoxhës e deri më sot, përdorimi i Porto Palermo ka pushuar së qeni ajo që ishte. Baza e mëparshme ushtarake tani është e arritshme për publikun e gjerë që dëshiron ta vizitojë. Nga katër nëndetëse historike, vetëm një mbijeton sot. Mirëmbajtja e saj është e dobët dhe përpjekjet për shfrytëzimin dhe rimodelimin e saj deri tani nuk kanë patur shumë sukses. E ngjashme është situata në rajonin përreth. Pavarësisht bukurisë natyrore dhe rëndësisë historike, Porto Palermo nuk është ende një destinacion turistik. Kështu që pak janë të vetëdijshëm për kështjellën historike, gjirin idilik dhe natyrisht bazën mbresëlënëse ushtarake. (Marrë nga një site i huaj). K.E