8 Tetor 1918 – Në luftën e parë Botërore, në Francë ushtari amerikan vret 28 gjerman dhe kap rob 132 të tjerë

8 Tetor 1918 – Në luftën e parë Botërore, në Argonne të Francës , tetari amerikan Alvin York vret i vetëm gjatë një beteje të vetme 28 ushtarë gjermanë dhe 132 të tjerë i kap robër. Kur e pyetën se si ishte e mundur, York tha se kishte ndjekur të njëjtën taktikë me atë që kishte përdorur në jetën civile gjatë gjyetisë për gjela të egër – në pyjet e fshatit të tij Pall Mall, Tenesi – duke qëlluar në fillim gjelin e fundit në radhë, e pastaj të tjerët që nuk shihnin se ç’ndodhte pas tyre.