Vaksinë e re për të fëmijët| I mbron nga diarreja dhe të vjellat

Një vaksinë e re i është shtuar listës së kalendarit të vaksinimit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për vaksinën e Rotavirusit e cila do të jete falas cdo vit për të gjithë fëmijet. Bëhety fjalë për një vaksine e cila ndihmon fëmijet për ti mbrojtur nga virusi I Rotavirusit dhe infeksionet që ai shkakton.

“Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i Rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit. Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”.

Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe fillon në datën 1 Tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 Gusht 2019.

Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor.