3 shkencëtare marrin Nobelin në Mjekësi, studimi me interes për aneminë dhe tumoret

3 shkencëtarë kanë fituar cmimin Nobel në Mjekësi për kërkimin e tyre dhe zbulimin e mënyrës sesi qelizat ne trupin e njeriut i pershtaten oksigjenit.

Willian Kaelin, Peter Radcliffe dhe Gregg Semenza u nderuan me këtë cmim të rëndësishëm nga instituti suedez ”Karolinska”, në shenjë shperblimi për punën disavjecare që janë duke bërë në këtë drejtim.

Ky studim ka një rëndësi të vecante për të kuptuar sesi qelizat mund të mbahen të shendetshme dhe zbulimi I hap rrugën edhe thellimit të punës për të gjetur edhe mënyrën e duhur për trajtimin dhe sherimin e semundjeve të rënda si anemia dhe tumoret.