OREKS| Mënyrat më të mira për të larguar ndjesinë e fryrjes pas ngrënies

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina. Sheqernat, brumërat apo çdo ushqim që konsumohet me shumicë ju lë pas ndjesinë e rëndesës. Kjo gjendje aspak e pëlqyeshme dhe e mirë për organizmin, shkaktohet ndonjëherë edhe pa e kuptuar dhe zgjat për një kohë të gjatë.

Prandaj në këtë lajm gjenden disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë. Ndiqini hap pas hapi këshillat e thjeshta që ekspertët japin për ju.

Ecni
Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin. Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin. Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Hidratohuni
Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem. Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë. Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Shafrani
Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të pastruar trupin, që të gjitha toksinat të dalin jashtë. Shafrani ka fuqi anti-inflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Dhe në këtë mënyrë edhe ju do të ndiheni më të qetë pasi jeni ushqyer