Kasta i vë syrin kursimeve të shqiptarëve


Nga Ledian Droboniku

Deri më sot, ajo pak ekonomi mbijetese ka funksionuar pikërisht se është jashtë kontrollit të kastës.
Kasta dhe tellallët e saj, quajnë evazion pagesat që bëjnë qytetarët dhe biznesi i vogël, edhe pse ato përbëjnë 8% të totalit. Por në fakt ky fluks shkon për konsum të brendshëm dhe mban gjallë ekonominë dhe mijëra familje.
Kurse miliardat që fitojnë oligarkët, mamuthët e importit, bankat e kompanitë e telefonit, hajdutët e naftës, minierave dhe pasurive të popullit, del jashtë Shqipërisë si një hemorragji që po asfikson ngadalë Shqipërinë tonë.

Kasta shqipfolëse është kukëll në duart e lobeve të huaja dhe prandaj duhet të zbatojë modelin neoliberist.
Lëvizja e radhës është ndalimi i cash-it për popullin me burg e gjoba.
Rrëfimi zyrtar do bindë intelek/tualet dhe mandej turrmat se kjo bëhet për “ndalimin e korrupsionit apo evazionit” “lehtësimin e sigurimin e pagesave”.
Shoqëruar me shprehjen e famshme se “kështu e ka gjithë bota” etj si këto.

Por fakti është krejt tjetër:
1. Pasi kasta ktheu çdo gje me para, kontrolli i jetës së Njeriut do jetë total se çfarë ha, vesh, ku shkon, çfarë lexon, studjon, kë takon, etj. Dosjet e komunizmit do duken primitime në krahasim me kêtë kontroll të vazhdueshëm e total.
2. Nëse dikush del kundër sistemit, ai privohet nga krediti si peshku pa ujë.
3. Me para cash, pronar je ti por me kartë krediti pronar është banka, që jo vetëm merr perqindje por ti jep kur e sa të dojë.
4. Nëse bankat do i kontrollonte shteti demokratisht do kishim teorikisht ndonjë mbrojtje sepse shteti vepron për qëllime publike. Kurse paraja sot menaxhohet nga banka private që ndjekin qëllimr private e jo publike.
5. Aq më rëndë për Shqipërinë që nuk gëzon më sovranitet monetar. Jo vetëm Banka Kombëtare por dhe ato nivelit të 2të e gjithë sektori bankar është joshqiptar. Kështu nuk kemi asnjë instrument mbrojtjeje ndaj kursimeve të popullit.

Kështu neo-kolonizimi hyn në një fazë të re drejt nënshtrimit të plotë të atyre pak që nuk kanë braktisur ende vendin.
Ndërkohë propaganda do vijojë të mbajë opinionin publik në banalitet, me tema false, parti e histori, vetingje e lobingje, amerikonizem integrim e masturbim kolektiv.

more recommended stories

loading...