Hollanda nuk do të quhet më Hollandë

Qeveria Hollandeze ka thënë se në dokumentet zyrtare nuk do t’i referohet më vendit si Holland (Holland) por vetëm si Vendet e ulëta (Nederland). Edhe pse shumë njerëz i përdorin ato si sinonime, Hollanda dhe Vendet e ulëta nuk janë e njëjta gjë: termi i parë tregon dy provinca – Hollanda e Veriut, ku ndodhet Amsterdam, dhe Hollanda e Jugut
-, i dyti është vetë vendi, i cili përbëhet nga dymbëdhjetë provinca, raporton faktor.al

Është një fenomen i ngjashëm me atë për të cilin Mbretëria e Bashkuar quhet edhe Angli, duke shtrirë në një shtet të tërë emrin e rajonit të tij më të rëndësishëm dhe të njohur, transmeton faktor.al
Pas shumë vitesh përshtjellim, qeveria dëshiron ti japë një imazh të ri të vendit, më të vëmendshëm për të gjitha rajonet e tij dhe më pak të përqendruar në Amsterdam, qytetin e tij më të famshëm dhe turistik (në vitin 2018 u vizitua nga 18 milion njerëz).