Ç’do të ndodhte në Shqipëri nëse kryeprokurore do të ish Laura Kôvesi!

Nga Denisa Daka

Laura Codruta Kõvesi, e cila mori bekimin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, është tashmë kryeprokurorja e parë e BE-së.
Znj. Kôvesi do të hetojë e ndjekë dosjet e nxehta të shkelësve të buxhetit e jo vetëm, duke kryesuar këtë zyrë me një mandat 7-vjeçar.
Laura Kôvesi, ish kryeprokurorja e Rumanisë, me një qasje të admirueshme e tejet profesionale, drejtoi me një dorë të hekurt organin e akuzës në Rumani duke luftuar krimin në këtë vend, ndërsa shënoi rezultate spektakolare në punën e saj gjatë periudhës që drejtoi akuzën aty .
Znj. Kôvesi, çoi pas hekurave, kryebashkiakë, ministra, gjygjtarë e prokurorë, duke mos e konsideruar lojë fjalësh luftën kundër krimit.
Në dhjetor të vitit 2018 ajo shkarkohet nga detyra si kryeprokurore e Rumanisë, “Për tejkalim kopetencash”, pasi askush nuk ia fali dëmin që i bëri “elitës” së vendit atje, ndërsa mijëra protestues paskësaj, dolën në mbështetje tē kryeprokurores së tyre.
Ç’mund të kish ndodhur në Shqipëri, nëse në vend të Markut do të drejtonte Prokurorinë shqiptare, Laura Kõvesi…
Një tsunam me siguri do të kish e do të ndodhte këtu me shumë gjasë..