VIDEO| Dy grupe nxjerrin armët në Durrës, policia shmang masakrën

Uniformat blu të Durrësit kanë parandaluar një përshkallëzimin të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri mes disa personave, dhe ka vënë në pranga dy prej tyre.


Në pranga kanë rënë autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes.

Sipas policisë shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa fishekë luftarakë. Gjithahstu sipas informacioneve të ndaluarit njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.