Tranjeri Low shpall listën, ja risitë dhe rikthimet te Gjermania

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e muajit tetor, miqësoren e luksit ndaj Argjentinës dhe sfidën kualifikuese për Euro 2020 ndaj Estonisë. Është rikthyer në ekipin përfaqësues mesfushori i Juves, Emre Can ndërkohë që është grumbulluar për herë të parë talenti Nadiem Amiri që luan me Bayer Leverkusen. Portierë janë grumbulluar të përhershmit Neuer, Ter Stegen dhe Leno ndërkohë që në mbrojtje spikasin emrat e Sule, Hector, Klostermann, Tah dhe Halstenberg. Në mesfushë diferencën e bëjnë Kroos, Gundogan, Kimmich dhe Hravetz, ndërsa në sulm Gnabry, Reus dhe Werner.