Kaloi në heshtje në Vlorë 61 vjetori i krijimit të Brigadës së Nëndetëseve

Nga Ergys Alushi

Dikur ishin krenaria e bazës së Pashalimanit, por edhe e vlonjatëve të kohës.

Një histori e mbushur me ngjarje njerëzore e situata nga më dramatiket.

Qindra vlonjatë kanë punuar e sakrifikuar në to, të cilët meritojnë mirenjohje për vitet që i kaluan në brendësi të tyre, në thellësitë e detit.

Perderisa Pashalimani eshte ende një bazë e mbyllur dhe e kontrolluar ushtarakisht për civilët, le ta sjellin në detin para godinës së ish Akademisë së Marinës nëndetësen që qëndron ende më Pashaliman.

Do të ishte një “muze” dhe një vlerë e shtuar për turizmin e qytetit.

Dhe si nje homazh per njerezit, që nga komandantët e nëndetëseve e deri te marinarët.

Komandatët e nëndetëseve

Komandantët e nëndetëseve kanë qenë: Beqir Gerbi, Spiro Kote, Dashamir Ohri, Muharrem Lulolli, Skënder Doçi, Aleko Pojani, Petrit Myftiu, Besnik Rizvani, Tasim Meçe, Fitim Halili, Ferdinant Myzeqari, Jak Mandrea, Çapajev Smokthina, Anastas Milo, Bardhyl Nika, Ethem Hamzaraj, Vladimir Bajramaj, Bashkim Kryeziu, Agim Breçani, Mitat Islami, Kristaq Gerveni, Bektash Petoshati, Ilir Mançe, Fitim Halili