Jeta erdhi nga yjet? Zbulohen misteret

Sipas kërkimeve të reja, blloqet ndërtuese të jetës mund të jenë formuar në re të mëdha e të vjetra, që rrijnë pezull midis yjeve.

Shkencëtarët japonezë simuluan kushtet në retë e stërmëdha të gazit që endet mes yjeve dhe prodhuan nukleobaza, “tullat” monomerike strukturore të polimerit të ADN-së, simbolit të jetës.

Shkencëtarët thonë se një zbulim i tillë do të ndihmojë të kuptojmë më mirë çeshtje fondamentale si ajo e prejardhjes së jetës në Tokë.

Do të mund t’u përgjigjemi pyetjeve të tilla, si: ç’substanca organike përmbante gazi gjatë formimit të sistemit diellor dhe si ka ndikuar kjo në lindjen e jetës.

Shkencëtarët kanë përcaktuar te kometat e asteroidet, disa nga molekulat organike të domosdoshme për jetën.
Po ata substanca janë gjetur edhe në gazin ndëryjor.

Mendohet se këto molekula erdhën të Tokë me anë të meteorëve, bashkë me substanca të tjera kyçe për jetën.

Ende është e paqartë se si u formuan këta lëndë në vetvete, përgjigje që do të na qartësonte se si nisi jeta në Tokë.

Në një dhomëz të pasaçme në vakum të plotë, mbi një material që imitonte pluhurin kozmik dhe të ftohur në temperaturë -263 gradë C, shkencëtarët spërkatën një përzierje të gaztë uji, monoksid karboni, amoniak dhe metanol.
Pastaj e bombarduan me dritë që të fillonte reaksioni.
Kur e ngrohën më pas enën dhe analizuan përmbajtjen, gjetën nukleobazat e domosdoshme për sintezën e ADN-së dhe ARN-së, të cilat nga ana e tyre, janë “lojtarët” kryesorë të jetës.
Veç tyre, u gjetën edhe aminoacide, monomerët e proteinave.

Rezultatet e eksperimenteve, thonë autorët, përmirësojnë të kuptuarit tonë për stadet e hershme të evolucionit kimik në hapësirë.